NBA i ka dhënë kohë vetes deri në mes të prillit për të vendosur se çfarë do të bëjë me këtë sezon të ndalur prej koronavirusit, duke marrë pararysh momentin e vështirë, mbetet për t’u kuptuar se cila do të jetë shpërndarja reale e Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për momentin, pozicionimi i ligës është për përfundimin e sezonit dhe se do të ketë një ekip kampion, por duhet gjetur mënyra sesi do të bëhet kjo.

Hipoteza e zhvillimit të ndeshjeve të mbetura (ende 21% e ndeshjeve të sezonit të rregullt për t’u luajtur për të shkuar më pas te playoff) në një vend të vetëm që mund të mirëpresë ndeshjet, stërvitjet dhe stafet të të gjitha ekipeve pas kontrolleve të detajuara. Ky vend ka një emër: Las Vegas, qytetit që gjendet në shkretëtirë dhe ku hyrje-daljet janë lehtësisht më të kontrollueshme, i cili gjithsesi është i pajisur me të gjitha strukturat e nevojshme, hotele dhe impiante për të zhvilluar takimet.

Mbi të gjitha nëse rifillon kampionati, ndeshjet do të jenë me dyer të mbyllura dhe për playoff-et po mendohet që të luhen jo më nga 7 ndeshje si zakonisht, por nga tre të tilla. Gjithsesi, deri në mes të prillit kur pritet të vendoset gjithçka, shumë gjëra mund të ndryshojnë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: