Plani për rinisjen e NBA është gati. Data e rrethuar me të kuqe në kalendarin e kampionatit amerikan të basketbollit është 31 qërshori. Në këtë ditë duhet të nisin sfidat, ndërsa sezoni I rregullt duhet të mbyllet më 12 tetor. Sipas formatit të ri, në parket nuk do të zbresin të gjitha 30 skuadrat, por vetëm 22 prej tyre. Kështu, për pjesën e mbetur të sezonit të ndërprerë në mesin e muajit mars do të luajnë tetë skuadrat e para të secilës Konferencë dhe gjashtë skuadrat e tjera që kanë mundësi të arrijnë në zonën e play-off.

Bestshooters Cover
Bestshooters Cover

Ashtu siç ishte bërë e ditur më parë nga mediat amerikane, të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në “World of Sports Complex” të Disney në Florida. Ky calendar parashikon një maratonë të vërtetë në NBA, që në çdo ditë do të luajë jo më pak se gjashtë sfida. Pas mbylljes së sezonit të rregullt, formati i play-off dhe finaleve do të jetë ai tradiocional. Ky plan pritet të konfirmohet gjatë ditës së nesërme kur është në program asambleja e pronarëve të skuadrave të NBA.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb