Rrjeti laboratorik “Intermedica” është vlerësuar me çmimin “Investimi i vitit në fushën e mjekësisë”. Ceremonia u organizua nga Dhoma e Tregtisë dhe Bashkia e Tiranës, për vlerësimin e promotorëve të ekonomisë së vendit. Çmimi në emër të “Intermedica-s” u tërhoq nga Dr. Vasil Llajo, i cili shprehu falenderimet për vlerësimin ndaj rrjetit të laboratorik më të madh në vend, i cili sipas tij sot është partner i besueshëm me 320 laboratorë.

Intermedica laboratori me i madh ne vend sjell për herë të parë në Shqipëri teknologjinë molekulare më të avancuar të biocchips-ve, realizuar nga bashkëpunimi i kompanisë britanike Randox dhe asaj gjermane Bosch.

Diagostika molekulare është targeti kryesor i rrjetit të laboratorëve të Intermedikës ndaj dhe analizatori Vivalityc është tërësisht i automatizuar për detektimin e personalizuar dhe në të njëjtën kohë me Multiplex të 10-të patogjeneve të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, të sistemit urinar si dhe të traktit respirator.

Mbrëmja gala për dhënien e çmimeve bëri bashkë biznesmenë të fushave të ndryshme, të infrastrukturës, teknologjisë, financës, ndërtimit, prodhimit vendas etj, të cilët u vlerësuan për standardin, cilësinë dhe përgjegjshmërinë në treg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: