Mbrëmë janë shpallur çmimet Oscar. “CODA”, është shpallur filmi më i mirë. Ky film që ka në qendër njerëzit që nuk dëgjojnë dhe përpjekjet e tyre për të kuptuar botën, mori çmimin e madh për vitin 2022.

Me regji dhe skenar të Sian Heder, “CODA” u nominua gjithashtu për “Aktorin më të mirë në rol joprotagonist” dhe “Skenarin më të mirë të përshtatur”, çmime që i fitoi ai. Ndërkohë, aktori Troy Kotsur i filmit “CODA” është aktori (mashkull) i parë nga komuniteti i njerëzve që nuk dëgjojnë, që fiton një Oscar, ndërsa ai mori “Aktori më i mirë në rol joprotagonist”.

Siparin e çmimeve me Oscar e nisi aktorja Marlee Matlin, e cila gjithashtu luan në “CODA”. Kujtojmë se ajo ka fituar Oscar në vitin 1987 si “Aktorja më e mirë” për rolin e saj në “Children of a Lesser God”. Në “CODA” (Child of Deaf Adults), Kotsur luan rolin e një peshkatari i cili së bashku me gruan përpiqen të kuptojnë ëndrrat e vajzës adoleshente që dëshiron të bëhet këngëtare.

Ndërkohë, Jessica Chastain fitoi çmimin Oscar për aktoren më të mirë të dielën mbrëma për rolin e Tammy Faye Bakker në “The Eyes of Tammy Faye”.
Ky është Oscari i parë për Chastain në tre nominime. Ajo ishte nominuar më parë për “Zero Dark Thirty” në 2013 dhe “The Help” në 2012.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: