SHBA – Jennifer Aniston dhe Justin Theroux kanë njoftuar se do të divorcohen pas dy vite e gjysmë martesë, bën të ditur Daily Mail. ‘Vendimi për t’u ndarë ka qenë i të dy aktorëve’ – ka thënë publicistit i aktores mesditën e së enjtes, duke mos dhënë detaje rreth ndarjes.

Po ashtu edhe vetë çifti ka dhënë një deklaratë në media për të mos u spekuluar më shumë rreth ndarjes së tyre.
49419EDF00000578-5397789-image-a-28_1518738471114
“Natyrisht, këtë është dashur ta bënim privatisht, mirëpo duke qenë se industria e thashethemeve nuk do ta humbte shansin për të spekuluar dhe për të fabrikuar sa më shumë lajme, dëshirojmë që ta bëjmë të ditur të vërtetën”.

“Mbi të gjitha, jemi të vendosur ta respektojmë dhe ta duam njëri-tjetrin”, thuhet në njoftimin e çiftit. 49-vjeçarja dhe 46-vjeçari u njohën në xhirimet e filmit “Wanderlust”, ndërsa pas lidhjes katërvjeçare vendosën të martoheshin në gusht të vitit 2015.

Ky është divorci i dytë për aktoren amerikane. Kujtojmë se në vitin 2005 ajo u divorcua nga aktori Brad Pitt, i cili menjëhere u martua me aktoren Angelina Jolie.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: