Historia e Shukrie Jusufit ka ardhur sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24. U martua vite më parë me mblesëri, nga kjo martesë ka dhe 2 fëmijë të mrekullueshëm, por zgjati vetëm 6 vite e gjysmë.

Bashkëshorti i saj e dhunonte dhe keqtrajtonte, pas një denoncimi në polici ajo bëri divorcin dhe mbeti e vetme me djalin dhe vajzën. Vite më pas, ishin familjarët dhe fëmijët që insistuan tek ishte një lidhje të re dhe të mos jetonte vetëm. E njohën me Halitin i cili ishte po ashtu i divorcuar, por jetonte në Amerikë. Pas 1 muaj njohje i thanë ‘po’ njëri-tjetrit dhe filluan të jetonin se bashku.

Shukria pati probleme me dokumentacionin pasi qëndroi më shumë se 3 muaj në Amerikë dhe si pasojë e kësaj shkeljeje nuk mund të rikthehej më atje. Një ditë teksa vazhdonin procedurat nga avokatët, Haliti kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e saj në Maqedoni. Shukria kujton se ka dëgjuar një zhurme fillimisht e më pas e ka parë atë të rrëzuar në tokë. Pas ekzaminimeve në spital është konstatuar se ai kishte disa masa tumorale në tru. Vetëm 3 javë më pas ndërroi jetë, por i la Shukries një pjesë të pasurisë së tij, përfshirë këtu edhe restorantin që kishte. Ajo kërkon ndihmë pasi gjatë këtyre 2 viteve ka hasur në pengesa shumë të mëdha nga fëmijët dhe të afërmit e tij të cilët nuk e lejojnë që ajo të trashëgojë atë që ai i la para se të largohej nga jeta.

“Unë vij nga një familje mesatare e Kosovës. Martesa ime ishte me mblesëri. Pas një njohje shumë të shkurtër me bashkëshortin pranova të martohem me të dhe ndenjëm pak kohë në një fshat afër Ferizajt dhe më pas shkuam në Slloveni. Para se të lindte vajza filluan problemet psikike. Isha e re dhe gjuhën sllovene nuk e dija. Nuk më linte askund të shkoja. Filluan mosmarrëveshjet. Kam vuajtur shumë! Pas disa kohësh u kthyem në fshat të prindërit e tij dhe më propozoi të qëndroj ca kohë aty, sepse donte të mblidhte lekë për të martuar vëllain e tij. Pranova, por kishte shumë punë në fshat. Unë isha e operuar dhe nuk punoja ato punët e rënda në fshat. Pastaj shkova në Slloveni dhe linda djalin. Kaluan vite me dhunë. Para se të fillonte lufta unë isha në katund. I mora fëmijët dhe u ktheva në Slloveni. Burri më tha pse ke ardhur? I thashë familjarët e tu nuk i mbajnë fëmijët. Duhet t’i mbash ti! Më rrahu. Shkova në polici dhe ata më bënë fotografi ku isha e keqtrajtuar. Më dërguan në një qendër sociale. Nga aty më dërguan në qendrën e nënave në Slloveni më fëmijët. Mësova gjuhën. Kur shkova në gjyq më përkrahën dhe më ndihmuan shumë. Më dhanë një banesë. Kam punuar ku më kanë çuar. Fëmijët më mësonin gjuhën. I kam të dy të mrekullueshëm. Pasi shteti më dha banesën, fillova punë. Doja të isha e aftë vetë. Katër-pesë vite kam pasur probleme, sepse gjyqi i kishte ndarë detyrimet financiare burrit, por ai nuk paguante. Fëmijët i kisha si motër dhe vëlla. Për fat të keq babai i tyre ka ndërruar jetë. Ka qenë i martuar dhe ka një djalë. Para se të ndërronte jetë, deri në moshën 15-vjeçare fëmijët e kanë vizituar rregullisht babain e tyre. Por kur u rritën kërkonin të dilnin dhe babai nuk i linte. U thoshte: nëna ju ka përkëdhelur”, tregoi Shukria një pjesë të jetës së saj.

Shukria
Shukria

Ajo rrëfeu më tej se ishin fëmijët ata që i kishin sugjeruar për një tjetër lidhje.

“Sa herë ka pasur dasma, nuk doja të shkoja askund sepse nuk kisha burrë. Fëmijët edhe pse të rritur kishin nevojë për mua, bisedonin dhe thoshin si t’i gjejmë nënës një shok jete. Unë pata vuajtur shumë prej burrit dhe doja të isha e lirë. Nuk kisha nevojë deri sa t’i nxirrja në rrugë të vet fëmijët. Ata më thanë: mami ne jemi rritur, ti gjej një shok jete. Shkuam të motra në Maqedoni dhe aty kishte ardhur një zotëri, që më pas u bë bashkëshorti im, i cili kërkonte nuse. Donte një njeri se tha boll kam vuajtur. Mua më thirri motra në telefon dhe më tha që një kushëri i joni është i interesuar për një grua. Unë i them, nuk e di, më keni lodh me këto. Motra tha ‘boll ke ndenjur vetëm’. Ma dha numrin, por një javë ka ndenjur në tavolinë, sepse më vinte zor ta kontaktoja. Pastaj erdhi vajza dhe e pa numrin në tavolinë. Më tha çfarë është ky numër? I thashë: tezja jote më ka gjet një burrë, por nuk e di ca me i thanë. E thirri vajza dhe ma dha direkt. Unë nuk fola ai tha: alo, alo, po ku je moj ti se ka një javë që të pres. Më tha ka një javë që më ke lënë pa gjumë. Më dukej se e njihja prej kohësh. Filluam të flasim. Më shumë se 10 ditë folëm në telefon. I shprehëm njëri-tjetrit, u njohëm. I thashë kam vuajtur shumë. Punën e kam, shtëpi dhe lejen e makinës e mora. Dhe ai më tregoi që ka tre fëmijë dhe i ndarë nga një grua. Tha ‘dreq për dreq kam pasur, dua një njeri të kaloj mirë me të’. Më tha ta pres biletën. Pas dy javësh që folëm në telefon u nisa në Amerikë.

Para se të shkoja në Amerikë, ai më kishte përshkruar të kundërtën e atij që ishte realisht. Kur shikoj një njeri të gjatë dhe ishte mbështetur me duar të lidhura të muri. Mbeta! Kur e pashë gruan e atij shokut buzëqeshën. Ai më tha: më fal, por ti je e imja. Dy orë kemi udhëtuar deri te një lokal ku shkuam për të ngrënë. Rruga më kishte lodhur shumë dhe kisha emocione. Në Amerikë kam qëndruar 3 javë. Njëherë i thashë të bisedojmë sepse nuk jemi adoleshentë. Shëtitëm dhe më pëlqeu shumë. Edhe unë kisha nevojë për të. Tre javë kam pasur dhomën time. Më ka pranuar si një mike. Shumë më ka respektuar (qan). Pas tre javësh, më tha: a pranon të jesh gruaja ime? Unë i thashë duhet të kem dhe bekimin e fëmijëve të mi. Ai ka folur në telefon me fëmijët dhe iu tha ‘mami juaj nuk pranon’! Fëmijët i thanë se ‘ne jemi të gëzuar nëse nëna jonë është e lumtur’. Unë nuk dija anglisht. Vajzat e tij nuk i kam takuar kurrë. Burri më ka treguar që vajza e madhe është martuar pa pyetur të atin. Më ka folur për raportin që kishte me fëmijët”, tregoi më tej nëna e dy fëmijëve

Por gjithë ky gëzim do të ndërpritej për shkak të një fatkeqësie.
“Tre javë ka qenë i sëmurë në Maqedoni, ne kemi lajmëruar fëmijët e tij. Ai kishte 6 tumorë në kokë dhe nuk kishte shumë ditë jetë. Vajza e madhe më ka thënë në telefon ‘të lutem, binde babain të më flasë se kam 15 vite pa folur’. Ai pranoi për hatrin tim. ‘Është hatri jot’ më tha ‘se të kam marrë në qafë, nuk munda të bëj më shumë për ty’. Vajza e madhe erdhi dhe ka ndenjur gjashtë ditë me të atin. I thanë të shkojë në Amerikë se kanë kontrolle më të mira. Burri më kërkoi mendimin tim. Unë e shoqërova deri në aeroport. Më kërkoi të kem një vizë për të shkuar urgjent për shkak të gjendjes së tij. Pasi shkuan në Amerikë, e kanë kontrolluar në spital. Ai iu kërkoi vajzave: e kam marrë në qafë këtë të shkretën, por ma respektoni! Ato më merrnin në telefon shpesh.

Kur shkuan në spital, fëmijët i japin dokumentet e restorantit në Amerikë që t’i nënshkruajë. Burri i ka grisur ato letra dhe ka përzënë fëmijët nga spitali. Burri më tha: Shuke, ma bëj hallall sepse ia kam lënë restorantin Destanit (kushëriri i burrit) që ta shesë për të paguar një borxh. Të tjerat të takojnë ty. Këtë pasuri ma ka lënë me dokumente”, tregoi gruaja.

Më pas në studio erdhën bisedat e zhvilluara mes Shukries dhe kushëririt të të ndjerit.
Shukria: Alo, si je Destan?

Destani, kushëriri i burrit: Mirë jam
Shukria: Unë jam te restoranti, a mundesh të më takosh?

Destani: Nuk mundem, jam jashtë. A ke folur me fëmijët e Halitit?
Shukria: Ata nuk flasin me mua. Si është puna e restorantit? A tha Haliti që të shesësh restorantin, të paguash borxhin dhe të tjerat i takojnë Shukries?! Mua nuk më takove kurrë.

Destani: Haliti të ka lënë banesë.
Shukria: Haliti më ka lënë 50 mijë dollarë. Nga ajo natë më kanë përzënë nga shtëpia. Fadili e kishte shtëpinë në emër të vet. Unë kam mbetur me ato 50 mijë dollarë.

Destani, kushëriri i burrit: Po të duash merr avokat. Bëni çfarë të doni.
Shukria: Unë dua të shoh dokumentet. Këtë punë nuk e lë kështu. Kam pritur gjashtë muaj burrin, por e mori zoti. Nuk ishte kismet.

Destani: Problemi është se vendi është në borxh.
Shukria: A mundemi të takohemi ‘live’?
Destani: Unë me paratë e mia do të ndihmoj ty. A more vesh? Nëse do ta provosh me avokat, provoje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: