SHBA

Aktorja Mira Forlan është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare. Lajmi është bërë publik nga familja dhe menaxheri i aktores. Forlan, me origjinë nga Kroacia, ka luajtur në serialin e njohur “Lost”, në rolin e Danielle Rousseau.

Familja e saj tha për BBC se aktorja humbi jetën për shkak të komplikacioneve që i kishte shkaktuar virusi i Nilit Perëndimor.
65-vjeçarja u nda nga jeta në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Përveç serialit “Lost”, Mira Forlan ka luajtur edhe në 5 sezonet e serialit “Babylon 5” në vitet 1994-1998. Më pas, solli në jetë djalin e saj të vetëm dhe publikoi një album muzikor me titull “Këngë nga filmat që nuk janë bërë kurrë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb