Është ndarë nga jeta bateristi i njohur amerikan Taylor Hawkins. Lajmi është bërë i ditur nga grupi “Foo Fighters” në Twitter. “Shpirti i tij muzikor dhe e qeshura e tij do të jetojë me ne përgjithmonë. Zemrat tona janë me gruan, fëmijët dhe familjen e tij dhe kërkojnë që privatësia e tyre do të trajtohet me respekt maksimal në këtë kohë të vështirë”, thuhej në postimin e grupit.

Sipas hetimeve të deritanishme të policisë, vdekja e bateristit të në dhomën e hotelit kolumbian në moshën 50-vjeçare mund të ketë ardhur si pasojë e përdorimit të drogës, raporton Daily Mail. Të premten, grupi ishte planifikuar të performonte në Bogota për Festivalin Estereo Picnic, i ndjekur nga Lollapalooza Brazil të dielën, sipas faqes së tyre zyrtare në Internet.

Performanca u anulua pikërisht kur fansat po mblidheshin në orën 23:00, sipas Romeo Reyes, i cili i tha CNN se udhëtoi nga El Salvador në Bogotá për të marrë pjesë në festival. Më vonë, qirinj u vendosën në skenën kryesore si një përkujtim për Hawkins, dhe ekranet në pesë skena projektuan mesazhin, “Taylor Hawkins përgjithmonë!”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: