Në Elbasan është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare, furrtari i famshëm i qytetit, Xhevat Koburja. Ai për 70 vite ka ushtruar profesionin e bukëpjekësit dhe ishte një nga më të shquarit në këtë fushë në Elbasan dhe jo vetëm, teksa sipërmarrja e familjes së tij njihej kudo në Shqipëri me emrin “Furra e Xhevatit”.

Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Luçiano Boçi, i cili shprehet se furrtar Xhevati është nga ata njerëz heronj që ne duhet të mësojmë t’i vlerësojmë për punën e tyre.

289577273 3183487925228372 1102427120045615701 N
289577273 3183487925228372 1102427120045615701 N

POSTIMI I BOÇIT:

NJERIU I PUNËS

E kush nuk e njeh Xhevatin, bukëpjekësin më me nam në Elbasan!?

Të gjithë ne nga Elbasani e jo vetëm, kemi pasur fatin të ikim tek “Furra e Xhevatit” dhe të provojmë bukën e tij, mikpritjen e tij dhe buzëqeshjen e pandarë.

Po tavat e gjelit të detit, bakllavatë e ballokumet që piqte Xhevati a i mbani mend?!

Të mrekullueshme si vetë thjeshtësia e tij.

Por tani Xhevati i famshëm nuk është më midis nesh.

Zoti e desh në lartësitë e tij qiellore, ndoshta për t’i gatuar dhe Atij atje në parajsë bukën e tij “të ëmbël”, së bashku me Zajen e tij të dashur.

Xhevati ishte nga ato njerëz që ne i kemi aty midis nesh dhe nuk e dimë që janë vërtet heronj.

Tamam tamam. Ai ishte heroi i punës dhe i ndershmërisë së të bërit biznes “me djersë”!

Punoi deri në ditën e fundit, sepse jeta për të ishte punë dhe përkushtim ndaj familjes së tij të shenjtë.

I lehtë dheu dhe i përjetshëm kujtimi miku im!

Mbi të gjitha Ti ishte shok i mirë i babait tim!

Lamtumirë bukëpjekësi i jetës!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb