Pak ditë më parë, Albana Vokshi beri publik një rast të dhimbshëm të invalidit Flamur Zaçaj. Me një këmbë të prerë dhe tjetrën të gangrenizuar, ai nuk merrte kemp, i përjashtuar nga fondet e tërmetit, pa mundësi për t’u ushqyer. SipasVokshit, Flamur Zaçaj u nda nga jeta në braktisje të plotë nga shteti.

Në një deklaratë tek shtëpia e Flamurit në Laprakë, Albana Vokshi theksoi se si Flamuri, qeveria ka braktisur jo vetëm invalidët, por të të gjithë shqiptarët.

“Për fat të keq kjo ishte një kronikë e një vdekje të paralajmëruar. Askush nuk vuri dorë për të ndihmuar Flamur Zaçen. Këta që të qajnë ditën, po i vrasin ata me neglizhencë dhe me braktisje natën. Ndaj sot revolta ime dhe e çdo banori të Tiranës për rastin e Flamurit është shumë e madhe sepse ai u largua nga kjo botë në kushte të mjerueshme, pa asnjë ndihmë, pa asnjë përpjekje për shpëtim nga qeveria e Edi Ramës apo nga bashkia.”- tha Albana Vokshi, e cila kujtoi se Flamuri u nda nga kjo jetë pa ujë dhe drita në shtëpi, pasi qeveria e kishte futur në listën e debitorëve.

Albana Vokshi vuri në dukje se rasti i Flamurit tregon fytyrën e vërtetë të qeverisë së Edi Ramës, i shkëputur plotësisht nga realiteti.

“Rasti i Flamurit dhe shumë raste të tjera si këtu nuk janë të shkëputura, është përditshmëria e kësaj qeverie që ka ngritur një sistem çnjerëzor, ndërkohë që Rama dhe ministrat e tij jetojnë në luks. Humbjen e jetës së Flamurit në mjerim total unë do ta konsideroja si një akuzë të rëndë ndaj sistemit anti-human që ka ngritur Rama në këto 8 vjet, për të gjithë invalidët apo të gjithë personat në pamundësi, që i ka braktisur. Jo vetëm ata, por kjo është një akuzë e drejtpërdrejtë për Edi Ramën, për Ogerta Manastirliun që me cinizmin më të thellë jo vetëm që e braktisën në këtë situatë por shkuan dhe i kërkuan edhe votën për të votuar për Partinë Socialiste, në datë 25 prill, ndërkohë që ai iu drejtohej atyre për ndihmë.”- tha Albana Vokshi.

Zonja Vokshi shprehu besimin se në 25 prill padrejtësia do të marrë fund, duke zgjedhur një qeveri që kujdeset për qytetarët.

“Me Lulzim Bashën kryeministër do të ringrihet shpresa, shteti ligjor dhe social. Nuk do të ketë më raste si ai i Flamurit që u braktis totalisht nga shteti, por do të ketë zbatim rigoroz të ligjit, mundësi dhe mbështetje, përkrahje për çdo kategori në nevojë.
Me Lulzim Bashën do të ndërtojmë një qeverisje për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Me Lulzim Bashën do të kemi një qeverisje që të çojmë para drejtësisë shkaktarët e vuajtjeve dhe këtyre që kanë vuajtur këto 8 vite.”- theksoi Albana Vokshi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb