Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Niko Faber. Në një mesazh ngushëllimi, Presidenti Ilir Meta thekson se kontributi i tij do të mbetet gjithmonë i nderuar.

Mes të tjerash, Meta thekson se “do na marrë malli gjithnjë e më shumë për burra të tillë, patriotë, me dinjitet dhe kontribut qytetar”.

“Lajm shumë i trishtë dhe befasues për mua ndarja nga jeta e ish-deputetit Niko Faber. Kontributi i Tij publik, si në Korçë dhe në nivel kombëtar do mbetet gjithmonë i nderuar. Do na marrë malli gjithnjë e më shumë për burra të tillë, patriotë, me dinjitet dhe kontribut qytetar. Jam pranë familjes Faberi, të afërmve dhe të gjithë miqve të Tij në këtë ditë tragjike. I përjetshëm kujtimi i Tij!”, shkruan Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb