Ndahet nga jeta në moshën 97-vjeçare ish-i dënuari politik Tomorr Aliko. Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj shkruan se Aliko nuk u pajtua me regjimin komunist dhe iu kundërvu krah për krah me perëndimin, përpjekje e cila u bë shkak për dënimin e tij me 20 vite burg. Ai thekson se Aliko u përball me diktaturën si pak të tjerë.

“Me dhimbje mësova ndarjen nga jeta të Tomorr Aliko, i dënuar politik si një antikomunist që u përball me diktaturën si pak të tjerë.
Tomor Aliko që në moshë të re u vendos në krahun e nacionalistëve duke aderuar në radhët e Ballit Kombëtar.
Brumosur me idealet e dashurisë për atdheun, Tomor Aliko nuk u pajtua me regjimin komunist dhe iu kundërvu krah për krah me perëndimin, përpjekje e cila u bë shkak për dënimin e tij me 20 vite burg.
Por regjimi nuk u mjaftua me dënimin e tij dhe e internoi për gati 30 vite në Mamurras deri në vitin 1991 ku fitoi lirinë.
Gjatë viteve të demokracisë ai u shndërrua në një simbol të luftës ndaj diktaturës duke qenë aktiv në media me intervista e dokumentarë, si dhe autor i disa librave që sot janë një provë e madhe për krimet e diktaturës komuniste ndaj shqiptarëve.
Ngushëllime të sinqerta familjes e miqve të shumtë të Tomor Alikos.
Pusho në paqe mik i dashur!”, shkruan Alibeaj.

Alibaj Fb
Alibaj Fb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb