Përgatitësi i njohur i atletëve shqiptarë, Gjergji Poloska është ndarë nga jeta sot. KF Kukësi i ka shprehur mesazh ngushëllimi duke theksuar se Poloska ishte pjesë e ekipit kur KF Kukësi fitoi titullin kampion në 2017.

KF Kukësi shkruan në faqen zyrtare se Gjergji Poloska do mbahet mend si një njeri i urtë, punëtor dhe babaxhan.

 

STATUSI NGA KF KUKESI

Me hidhërim të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të ish-përgatitësit Gjergji Poloska. Klubi i Kukësit i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmve të Gjergjit për këtë humbje të madhe.

Të gjithë ata që të njohën, do të të kujtojnë si një njeri punëtor, i urtë dhe babaxhan. Gjergji ishte pjesë e skuadrës sonë sezonin që fituam titullin kampion dhe si kampion dhe ishte një kontribuues i madh në atë titull të fituar.

Prehu në paqe Gjergj! I paharruar qoftë kujtimi yt!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb