Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani është ndarë sot nga jeta, në moshën 55-vjeçare.

Prej disa javësh ai ndodhej i shtruar në një spital në Gjermani, pasi vuante nga pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga koronavirusi.

Nishani, 2 javë para se të nisej drejt Gjermanisë, u trajtua në kushte shtëpie, dhe më pas iu shfaqën komplikacione post-Covid.

Ish-kreu i shtetit shqiptar fillimisht u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por me kërkesë të të birit (student mjekësie në Gjermani) ai u dërgua aty për të qenë nën survejimin e mjekëve gjermanë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: