Ndërron jetë mjeshtri i këngës dibrane, Qerim Sula. Këngëtari i këngëve epike dhe traditës u nda nga jeta në moshën 69-vjeçare pas problemeve me zemrën. Burime për Gazeta Shqiptare kanë bërë të ditur se Sula ishte shtruar prej një muaji në spital, por s’mundi ta mposhtë sëmundjen.

Sula, i cili mban dhe titullin Mjeshtër i Madh ka lënë amanetin që të varroset në Zall-Dardhë, vendndlindja e tij.

Nipi i tij ka përlotur me dedikimin për gjyshin.

“o mam pse me linde?
o zot pse me rrite?
o toke pse me mba?
kur gjyshin Qerim nuk e kam pran
te dua shume gjyshi do na mungosh

U prehsh ne paqe gjyshi Qerim
Qofshe i xhenetit ”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb