Ditën e sotme është ndarë nga jeta këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ismet Bogujevci.

Lajmi është bërë i ditur nga djali i tij, përmes një postimi në rrjete sociale.

“Ju njoftojmë gjithë familjes dhe miqësisë se sot më 13 maj ndërroi jetë më i shtrenjti ynë, kaluam shumë sfida bashkë babë pusho në paqe me tingujt e muzikës tënde që kurrë nuk do të shuhen. Për varrimin iu njoftojmë në vijim”, ka shkruar Rigon Bogujevci në postimin e publikuar në Facebook.

Ismet Bogujevci prej dekadash ka qenë pjesë e Ansamblit Kombëtar “Shota”. Ai ka interpretuar një mori këngësh të famshme, si dhe ka pasur shumë bashkëpunime. Ndër to mund të përmendim: “Një lulishte”, “Kënga e Jemenit”, “Sillma erën e malit”, etj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: