Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ngushëlluar kolonel Agim Sulajn, për ndarjen e tij nga jeta.

Meta shprehet se Sulaj ishte një prej pedagogëve më të përgatitur për shumë breza ushtarakësh.

  • foto galeri

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Trishtues lajmi për ndarjen nga jeta të Kolonel Prof.As. Agim Sulaj, një prej pedagogëve më të vlerësuar për përgatitjen me profesionalizëm të shumë brezave ushtarakësh.

Forcat e Armatosura dhe bota akademike shqiptare humbën një nga intelektualët më të spikatur.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërme, kolegëve dhe nxënësve të tij! ??

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb