FRANCE– Ndahet nga jeta në moshën 94-vjeçare këngëtari i njohur francez Charles Aznavour. Kantautori, i cili një muaj më parë kishte përfunduar një turne në Japoni, ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Alpilles (Francë).

Në SHBA dhe në Britaninë e Madhe ai njihej ndryshe edhe si Frank Sinatra francez. Charles ishte i njohur më së shumti për hitin e tij të vitit 1974 ‘She’ dhe u nderua me një yll në Hollywood Walk of Fame në 2017. Këngëtari u martua tri herë dhe ka gjashtë fëmijë.

Ai u konsiderua si ‘Entertainer of the Century’ nga CNN në vitin 1998. Aznavour regjistroi më shumë se 1 200 këngë në shtatë gjuhë të ndryshme. Ai pati një karrierë të gjatë 70-vjeçare ku ka shitur më shumë se 100 milionë disqe dhe ka performuar në 94 vende të botës.

Këngëtari i ndjerë ka lindur në Paris në vitin 1924 nga prindër armenë që ikën nga gjenocidi në vend për të filluar një jetë të re në kryeqytetin francez.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb