Kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha, ka vizituar shtëpinë e mikut të tij, Jim (Xhim) Xhema, biznesmen dhe aktivist për t’i shprehur ngushëllimet për humbjen e bashkëshortes, Mrika.

Kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha i shprehu bashkatdhetarit ngushëllimet më të thella në emër të familjes dhe të Tijin, në emër të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “VATRA’, Kryesisë dhe Këshillit të saj për humbjen e bashkëshortes.

Mrika Xhema ishte lindur me 24 shkurt 1946 dhe u nda nga jeta me 17 Prill 2020. Jim (Xhim) Xhema është një patriot i shquar nga Lugina e Preshevës, një nga figurat e punës së madhe në Washington të komunitetit shqiptar

Gazeta Dielli dhe lexuesit e saj i shprehin ngushëllimet më të thella atdhetarit, biznesmenit, kontributorit të Çështjes Kombëtare, Jim(Xhim) Xhema!
I pushoftë shpirti në Paqë Mrika Xhemës!

Mrika Xhema
Mrika Xhema

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb