SHBA– Një lajm i trishtë për botën e modës. Virgil Abloh, themeluesi i markës luksoze Off-white dhe drejtor artistik i veshjeve për meshkuj në Louis Vuitton, ka ndërruar jetë nga kanceri në moshën 41-vjeçare. Abloh, i njohur për publikun për markën ‘Off-white’ ishte në luftë me sëmundjen e rëndë prej vitesh.

Vdekja e tij ndodhi dy ditë përpara se ai të organizonte një shfaqje në Miami, ku do të shfaqej koleksioni i veshjeve të meshkujve Vuitton të pranverës 2022, së bashku me 10 dukje të reja të krijuara për këtë rast.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Të gjithë jemi të shokuar pas këtij lajmi të tmerrshëm. Virgil nuk ishte vetëm një dizajner gjenial, një vizionar, ai ishte gjithashtu një njeri me një shpirt të bukur dhe mençuri të madhe”, tha në deklaratë Bernard Arnault, kryetar dhe shef ekzekutiv i LVMH.

Stilisti ishte mik i ngushtë me Kanye West dhe Kim Kardashian, si dhe emra të njohur të industrisë. Ai debutoi pikëpamjen e tij në dizajnin e mobiljeve në 2017 dhe në dizajnin e automjeteve vitin e kaluar me Mercedes-Benz.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb