SHBA

Aktori i njohur anglez Ben Cross është ndarë nga jeta në moshën 72 vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga agjenti i tij në Los Angeles.

Përfaqësuesi i aktorit, të njohur për rolin e atletit Harold Abrahams në filmin Chariots of Fire, tha se ai vdiq papritur për shkak të një sëmundje.

Aktori ka luajtur në shumë filma mes të cilëve edhe në Star Trek” në rolin e Sarek, në filmin William & Kate: The Movie” nel 2011 ku luajti rolin e princ Charls.

Gjithashtu aktori ka luajtur rol në mini-serinë e parë ndonjëherë të HBO, The Far Pavilions, në vitin 1984, si edhe në filmin horror Dark Shadoës në 1991.
Zëdhënësja e tij Mapes tha se aktori i njohur sapo kishte përfunduar xhirimet e filmit horror “The Devil’s Light”. Cross las pas bashkëshorten e tij, dy fëmijë dhe nipër.

Vajza e tij, aktorja Lauren Cross me anë të një deklarate u shpreh mjaft e pikëlluar për humben e të atit. Në të thuhej se ai ndërroi jetë në Vjenë.

“Ai ishte një njeri që na mësoi të përqafojmë ndjenjat tona, çfarëdo qofshin ato. Ne i jemi mirënjohës për kohën që kemi kaluar me të. Fryma e tij jeton në zemrat tona përmes fjalëve të tij, muzikës së tij dhe dashurisë së tij”-thuhej në deklaratë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: