Ndahet nga jeta Monica Vitti. Lajmin e bën me dije bashkëshorti i artistes, Roberto Russo. E Lindur në Romë, në 3 nëntor 1931, ajo kishte pak kohë që kishte festuar 90- vjetorin. Artistja ikonë e kinemasë, i kishte munguar skenës që prej 2001. Muza e Michelangelo Antonioni, ajo ka qenë mbretëresha e komedisë italiane në krah të Alberto Sodrit.

Monika ishte mishërimi i gjallë i epokës së artë të kinemasë italiane, aktore me fytyrë, zë, karizëm që askush tjetër nuk ka mundur ta përsërisë.

E rritur në Siçili para luftës për shkak të punës së babait të saj (inspektor tregtar), e dashuruar pas aktrimit që në adoleshencë (kur organizonte shfaqje në shtëpi për të shpërqendruar vëllezërit e saj nga tmerret e bombave në vitet e fundit të luftës), ajo u diplomua në vitin 1953, në Akademinë e Artit Dramatik nën drejtimin e Silvio d’Amico dhe me një mësues-shoqërues të jashtëzakonshëm si Sergio Tofano.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Aktorja vuante nga një sëmundje neurodegjenerative e ngjashme me atë të Alzheimerit, e cila e izoloi nga të gjithë, e mbrojtur nga bashkëshorti i saj Roberto Russo. Ai që ka luftuar gjithmonë lajmet e rreme për të, sot i duhej të jepte lajmin e hidhur.

Në agimin e shekullit të ri vullkani u shua, thuajse pa dashje dhe vetëm përkushtimi i bashkëshortit të saj Roberto Russo e mbrojti atë nga kurioziteti morbid i paparacëve.

Ndaj sot mund ta shohim dhe ta kujtojmë atë, të pavdekshme, në plotësinë e artit dhe vitalitetit të saj, me të qeshurën e ngrohtë, pa afekt, që ajo shfaq duke na parë nga lart, në homazhet që i kushtohen asaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb