Është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare misionari i Pajtimit, veprimtari i shquar i Çështjes Kombëtare Shqiptare, qëndrestari i paepur për mbrojtjen e vlerave të Demokracisë, simboli i Paqes dhe i Solidaritetit Njerëzor, Avdi Rexha.

Ai ka ndërruar jetë natën e Krishtlindjeve, pak pas mesnatës së 25 dhjetorit, ndërsa varrimi do të bëhet ditën e premte, më 27 Dhjetor 2019, ora 12.00.

Mësohet se trupi i qëndrestarit të demokracisë do të prehet përjetësisht në vendlindjen e tij, në Bujan të Krasniqes së Malësisë së Gjakovës, Tropojë.

Avdi Rexha ishte nga Bujani i Tropojës. Mosha e kishte detyruar mos të lëvizë shumë, e megjithatë ai e vijoi misionin e tij të nisur 25 vite më parë: t’i pajtojë gjaqet në një zonë ku fenomeni ka futur në hasmëri pothuajse çdo familje.

9b4cfbc1 4a60 4a34 89b5 8a36aa246c13
9b4cfbc1 4a60 4a34 89b5 8a36aa246c13

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb