Shuhet ish-Kancelari i Gjermanisë Perëndimore Helmut Schmidt. Lajmi u dha nga mjeku i tij personal që konfirmoi se Schmidt u nda nga jeta sot në moshën 96 vjec. Helmut Schmidt ka qenë Kancelar në vitin 1974 deri në vitin 1982. Ish-politikani vdiq në banesën e tij në Hamburg. Gruaja dhe vajza e tij nuk pranuan që castet e fundit të jetës, familjari i tyre t’i kalonte në spital.

Mjeku i tij personal njoftoi që në orët e para të mëngjesit se ‘nuk pati më shpresa për përmirësim të shëndetit dhe se situata ishte jashtëzakonisht e rënduar’.
Ish-politikani pati temperaturë të lartë dhe nuk e rimori dot më veten. Gjendja shëndetësore e ish-kancelarit u rëndua së tepërmi muajt e fundit dhe në muajin shtator u operua me urgjencë, por që nuk pati rezultate pozitive në ditët më vonë.

Schmidt, kancelar i Gjermanisë Perëndimore, ka udhëhequr vendin për tetë vjet në kulmin e Luftës së Ftohtë. Ai njihej dhe si duhanpirës i rregullt, por që pavarësisht kësaj ai jetoi shumë pranë të njëqindtave.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: