Violinisti virtuoz i njohur globalisht, duke dashur të ndajë pasionin e tij me publikun më të gjerë, Ivry Gitlis vdiq sot në moshën 98 vjeçare, në Paris, njoftoi familja e tij.

Vdekja e këtij muzikanti që ka luajtur në sallat më prestigjioze dhe me orkestrat më të mëdha, ndodhi sot, theksoi një prej katër fëmijëve të tij, David Gitlis.

Ambasador i vullnetit të mirë të UNESCO-s, ky izraelit me banim në Francë kishte një vend të veçantë në botën e muzikës klasike, i njohur për interpretimet e tij, ndonjëherë atipike, për repertorin. Ai ndjehej mirë në muzikën xhaz apo muzikën cigane.

Violonçelisti, Gautier Capuçon shprehu në rrjetet sociale trishtimin e tij të pamasë pas vdekjes së kësaj legjende të violinës, ndërsa vëllai i tij, Renaud Capuçon përshëndeti “një yll për të gjithë violinistët”, i fundit i Carëve të violinës kaloi në shekullin e XX.

Artisti i parë izraelit që interpretoi në ish-Bashkimin Sovjetik në 1955, themelues i festivaleve të shumta (në Vence, Menton, Saint-André-de-Cubzac, etj) ai ishte gjithashtu një mbrojtës i flaktë i procesit të paqes izraelo-palestinez./

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb