SHBA-Një nga shkrimtarët më të mëdhenj amerikanë, Philip Roth ka vdekur në moshën 85-vjeçare.

‘New York Times’ raportoi se shkrimtari ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak.

Roth ka shkruar më shumë se 30 libra gjatë karrierës së tij 50-vjeçare, përfshirë klasikët si “Ankesa e Portnoit” dhe “Letra e peshkopit amerikan”, për të cilin fitoi çmimin Pulitzer në vitin 1997.

Më 2012, ai ka thënë se do t’iu japë fund shkrimeve, sepse e ka humbur pasionin për një gjë të tillë.

Libri i tij i fundit “Nemesi” është publikuar në vitin 2010.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: