Ka vdekur mbrëmë në Milano këngëtarja e njohur italiane Milva. Lajmi konfirmohet për Ansa nga vajza e saj Martina Corgnati, që shpjegon që nëna e saj kishte disa kohë që vuante nga një sëmundje.

Këngëtarja dhe artistja e madhe, emri i vërtetë i të cilës ishte Ilvia Maria Biolcati, ishte 81 vjeç dhe jetonte në Milano me sekretaren Edith dhe vajzën Martina, një kritike arti. Familja në këto momente po merret me organizimin e ceremonisë funerale, për ti dhënë këngëtares lamtumirën e fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: