Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare piktori i mirënjohur Omer Kaleshi. Mediat maqedonase kanë raportuar lajmin e trishtë të largimit nga jeta të artistit të madh.

Omer Kaleshi lindi në vitin 1932, në një fshat të Maqedonisë së Veriut. Pas shumë udhëtimesh, pikturimesh dhe ekspozimesh në Stamboll, Romë, Vjenë, Mynih, Londër, Selanik, Beograd, Hagë, në vitin 1956 ai u vendos në Paris.

Kaleshi ishte anëtar nderi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut. Kaleshi është autor i ciklit prej pesëqind portreteve të pikturuara, ndërsa ekspozitat e tij janë promovuar në institucionet prestigjioze parisiene, si dhe në shumë qytete të tjera të botës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb