Të premten (13 gusht) ka vdekur politologu kosovar, Ramush Tahiri. Lajmin për vdekjen e tij e kanë publikuar mediat lokale në Kosovë.

Tahiri, një periudhë ka qenë këshilltar i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila ka shërbyer në këtë pozitë nga viti 2011 deri në vitin 2016, si dhe i Nexhat Dacit, derisa ka qenë kryetar i Parlamentit të Kosovës, në vitet 2001-2006.

Për shumë vite ai ka qenë pjesë e pjesëmarrës aktiv i jetës publike në Kosovë me diskutime, analiza dhe opinione për aktualitetin politik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb