Është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare sopranoja amerikane Jessye Norman, njofton ‘New York Times’.

Shkaku i vdekjes sipas raportimeve është një dëmtim me palcën kurrizore që këngëtarja e pati në 2005.

Në karrierën e saj Norman ka fituar katër Grammy’s si dhe është nderuar me medaljen kombëtare amerikane të arteve.

Me origjinë afro-amerikane Normam ishte e para që hyri në botën e operas dhe u bë e famshme për shfaqjet e saj ku këndonte muzikë të Richard Wagner.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb