Inis Kraja, profesoresha dhe përkthyesja, vajza e madhe e sopranos Marie Kraja është ndarë sot nga jeta para kohe.

Ka qenë mikja dhe kolegia e saj, pedagogia Klodeta Dibra, e cila përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka ndarë lajmin e trishtë.

Përmes një statusi prekës, Dibra shkruan se është pa fjalë sot për humbjen e mikeshës.“Të kam çmuar përherë për profesionalizmin tënd, korrektesën, miqësinë pa hile, fjalët e pakta por të mençura, buzëqeshjen ‘koprrace’ por domethënëse, hijeshinë hollake të shtatit tënd, mençurinë e fisnikërinë e trashëguar nga dy prindërit e tu të mrekullueshëm, profesori i Latinishtes dhe e madhja Marije Kraja”, – ka shkruar ndër të tjera Dibra.

Statusi i plotë

U prehsh në paqe fisnikja, qytetarja Inis Kraja!

Plot vite kaluam s’bashku në Fakultetin e Gjuhëve të huaja si kolege e mikesha. Të kam çmuar përherë për profesionalizmin tënd, korrektesën, miqësinë pa hile, fjalët e pakta por të mençura, buzëqeshjen ‘koprrace’ por domethënëse, hijeshinë hollake të shtatit tënd, mençurinë e fisnikërinë e trashëguar nga dy prindërit e tu të mrekullueshëm, profesori i Latinishtes dhe e madhja Marije Kraja.

Jam pa fjalë sot, Inis.
Do rrokësh fort ata që të deshën e të kultivuan aq bukur, duke u ngjizur në amëshim.
Qofsh e Parajsës, profesoreshë e kolegia jonë Inis Kraja!

Burimi: http://www.gsh.al/2018/03/25/ndahet-nga-jeta-vajza-e-sopranos-marie-kraja-statusi-prekes-mikes-se-saj-te-kam-cmuar-per/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb