Vdes në moshën 81-vjeçare, aktori i famshëm amerikan, Yaphet Kotto. Ishte gruaja e tij ajo e cila përmes një publikimi në Facebook njoftoi për ndarjen nga jeta të aktorit.

“Keni luajtur shumë filma, por për mua jeni një hero i vërtetë dhe për shumë njerëz gjithashtu. Një njeri i mirë, një baba i mirë, një burrë i mirë dhe një qenie njerëzore e mirë ”, tha Sinahon.

Gjithashtu edhe regjisorja Ava DuVernay bëri një koment për ndarjen nga jeta të Kotto.

“Një nga aktorët më të mirë në Hollywood një legjendë. Pusho në paqe zemër, do të më mungosh çdo ditë, i dashuri im. Të dua dhe do të jesh gjithnjë në zemrën time. Derisa të takohemi përsëri!”, shtoi ajo në postimin e saj .

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb