Trajneri i Brugge, Nicky Hayen tha para ndeshjes ndaj Juves në Champions, se skuadra do të bëjë maksimumin për një rezultat pozitiv. Ndër të tjera, Hayern shtoi se ndaj bardhezinjve nuk bëjnë llogari, pasi sfida është e paparashikuar.

“Nuk e kam fshehur kurrë faktin që kisha një simpati për Juventusin, edhe sepse isha një tifoz i madh i Alessandro Del Piero-s, por nuk do ta kem këtë pëlqim nesër”.

“Me Thiago Motta ka pasur ndryshime në strukturën e lojës së ekipi. Ata presojnë shumë dhe përpiqen të mbeten gjithmonë kompakt, si dhe të kenë lojtarë me cilësi të madhe, por ne vijmë nga 18 rezultate të dobishme radhazi dhe duam të vazhdojmë në këtë rrugë. Nuk bëjmë llogaritje, por fokusohemi edhe te audienca jonë”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb