Në vigjilje të sfidës kundër Liverpool, Simone Inzaghi i ka idetë e qarta: “Në letër Liverpool është favorit, por ndeshjet në fillim duhen luhet luajtur. E dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë dhe që duhet të jemi perfekt, por ne do ta luajmë me të gjithë armët që kemi në dispozicion. E respektojmë Liverpool por nuk futemi në fushë të dorëzuar”, u shpreh Inzaghi duke u ndalur më pas tek diferencat mes futbollit italian dhe atij anglez:

“Skuadrat angleze janë shumë të forta. I kanë fituar të gjithë ndeshjet e tyre në grup, përveç Chelsea. Liverpool ka një nga skuadrat më të forta në Evropë, por jam shumë i lumtur që klubi jonë, tifozët tanë kanë mundësi të shijojnë një ndeshje të tillë, ata e meritojnë. E dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë, prej vitesh nuk luajmë në 1/8 e Champions League, por do të përpiqemi të japim maksimumin”, theksoi ndër të tjera Inzaghi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb