Partizani do të luajë në stadiumin e ri përballë Bylisit, në sfidën mbyllëse të javës së 12-ë të Superiores. Për këtë sfidë trajneri i “Demave”, Giovani Colella, u shpreh se skuadra duhet të bëj çmos për ta inauguruar stadiumin e ri me një fitore.

Trajneri i parë në historinë e Partizanit që luan në një stadium në pronësi të Partizanit. Sa krenar jeni për këtë?

Sigurisht që është një krenari për sa i përket anës time personale, duke qenë se jam trajneri i parë që do të drejtoj skuadrën dhe do të zbresë në fushë në stadiumin e klubit, që është një investim shumë madhor dhe që do t’i shërbejë jo vetëm skuadrës, por në tërësi edhe skuadrave të akademisë.

Thashë edhe më parë që jam shumë krenar. Ta them dhe në gjuhën popullore, ta nisim me këmbën e mbarë me një fitore. Ta inaugurojmë me një rezultat pozitiv.

Ndeshjen e parë e me Bylisin dominuat…

Bylisi më ka pëlqyer shumë në ndeshjen e parë se ishte një skuadër me shumë cilësi dhe shumë mirë e organizuar. Sigurisht që edhe në ndeshjet e fundit që unë kam parë të Bylisit, konfirmon që është një skuadër shumë e kompletuar dhe shumë agresive. Është edhe normale që çdo skuadër kundër nesh të japë jo 100%, por 200% të tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb