Një grua ka zbuluar se si kursen para kur blen rroba të reja, të cilat i ndan me bashkëshortin e saj. Grace Surguy nga Nottingham, i pëlqen që të bëjë “shopping”, por çmimet janë të shtrenjta.

Por së fundmi, ajo ka kursyer 764 paund në gardërobën e saj të re të dimrit. 34-vjeçarja ka treguar se si huazon rrobat e të shoqit gjatë gjithë kohës, pasi trendet e fundit janë të shtrenjta.

Si pasojë, Grace dhe Ryan Kenwart, kur blejnë veshje, bëjnë një përzgjedhje që mund t’i veshin të dy. E në këtë mënyrë kursejnë së bashku.

“Është një mënyrë se si edhe çiftet e tjera mund të kursejnë. Asnjë nga miqtë e mi në lidhje nuk e kishte menduar këtë. Ju mund të kurseni aq shumë në rroba”, tha menaxherja për “Lovethesales.com”.

Ajo ka shtuar se disa veshje që janë shumë trendi tani, janë mjaft të shtrenjta, e si pasojë ka nisur që të huazojë të partnerit.

“Ato janë vërtetë të lezetshme dhe të përshtatshme për mua”, ka thënë 34-vjeçarja, e cila ka shtuar se “njerëzit mendojnë se jemi të çudtishëm”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb