Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga shefja e shtetit, Vjosa Osmani dhe zëvendësja e tij Donika Gërvalla, kanë takuar kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih. Ky takim vjen pak ditë pasi Mitsotakis është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic në Beograd.

Dy krerët e shtetit Osmani e Kurti ia kanë kërkuar kryeministrit grek njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Greqia është një faktor i rëndësishëm për rajonin tonë, NATO-n dhe BE-në. Bashkë me presidenten Vjosa Osmani, ministren e Jashtme, Donika Gërvalla u takova me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Ne ndajmë vlera, qëllime dhe interesa ekonomike të përbashkëta dhe rikonfirmova nevojën për njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Kurti.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: