Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh të prerë ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa theksoi se kush është non-grata nuk duhet të jetë në politikë.

Nga Kurbini Basha tha se atyre që bashkëpunojnë me Ramën, PD iu thotë; Ndal, ose jashtë!

“Veprat tona kanë folur qartë kur SHBA përcaktuan si non-grata personazhe të botës së krijimit në PS. Duke ndjekur këtë standard, me kompetencat ‘një anëtar një votë’ edhe unë kam marrë të njëjtin vendim në 9 shtator, me shpresën dhe besimin se Berisha do ia kursente demokrateve, atë që po bën dhe këto ditë të fundit. Duke i thënë; na lë të të nderojmë për atë pjesë të mirë të historisë. Na lërë të ecin para. Një standard kemi vendosur, që e ke mbështetur edhe ti. Kush është non-grata nuk duhet të jetë në politikës, madje më shumë se kaq. Por për fat të keq, interesa personale u vendosen para sakrificës së qytetarëve të Kurbinit dhe Lezhës. E vërtetë zoti Avokat Duka që si kemi dhënë dorën njëri-tjetrit. Do ta jap dorën. Por për ça do të akuzojnë. Nëse e kanë për kultin e individit, ata që të akuzojnë ose janë komunist, ose janë të infektuar. Kulti i individit e ka marrë në qafë njeriut. Ndaj në këtë sallë nuk jam për t’u fryrë sa herë dëgjoj përshëndetjet tuaja dhe emrin tim. jam për të dëgjuar me përulësi mendimet e demokratëve dhe kritikat e drejtpërdrejta dhe për t’ju thënë e para; Ata që duan ta përçajnë PD, ata që duan ta shkatërrojnë PD, e bëjnë këtë për hesap të Edi Ramës. Atyre do iu themi; ndal ose jashtë! Ndërsa…një grusht njerëzisht janë këta që si kanë bërë llogaritë për demokratët për gjërat e tyre. Ndërsa një pjesë tjetër përhumbet pas njerëzve të së shkuarës, që mund të kishin ‘pushtuar’ dhe njerëz me atë gjuhë urrejtje. Ata e kanë kaluar vijën e kuqe.”, tha Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb