Monedha e përbashkët ndali rënien në tregun vendas, duke u këmbyer sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë me 132.76 lekë me një rritje të lehtë krahasuar me një ditë më parë. Për më shumë se tre jave euro kishte hyrë në trajektoren rënëse si pasojë e efekteve sezonale.

Javën e fundit, monedha e përbashkët kishte pësuar zhvlerësim edhe në tregjet ndërkombëtare si pasojë e zhvillimeve të fundit politike në Spanjë përkundjet dollarit amerikan.

Monedha e gjelbër u zhvlerësua sot në tregjet ndërkombëtare dhe në vend. Dollari ra dje poshtë nivelit të 112 lekëve dhe vijoji zhvlerësimin edhe gjatë ditës së sotme. Monedha e gjelbër shënoi nivelin më të ulët në fillim të shtatorit kur u këmbye me 110 lekë. Nga fillimi i vitit deri më sot dollari është nënçmuar me 20 lekë.

Në rast se një individ ka pasur një depozitë prej 1000 dollarësh në janar, ka humbur prej kursit të këmbimit rreth 20 mijë lekë. Por ndërkohë, blerjet në dollarë janë bërë më të lira. Pjesa më e madhe e faqeve të tregtimit online, si Aliexpress, produktet i tregtojnë në dollar. Kështu për çdo 100 dollarë blerje, individët kursejnë sot rreth 2 mijë lekë./monitor/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: