Manchester City është ndalur pas 21 fitoresh dhe 28 ndeshjesh pa humbje. Pikërisht duhej Manchester United që të besuarit e Guardiolës të hasnin në humbjen e parë pas kaq shumë ndeshjesh.

Fillimisht Fernandes shënoi që në minutën e 2-të nga penalltia, ndërsa në pjesën e dytë dyfishoi mbrojtësi i majtë Luke Shaw.

Gjithsesi Manchester City ecën i sigurt në rrugën drejt titullit pasi ka 11 pikë më shumë se Manchester United. The Citizens nuk humbisnin nga 21 nëntori i 2019 ndaj Totenham, dhe kjo është vetëm humbja e tretë sezonale për ta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb