Inter është ndalur nga Sampdoria në një humbje 2-1 në stadiumin ”Luigi Ferraris”. Zikaltërit mund të kishin kaluar herët në avantazh, por Alexis Sanchez nuk realizoi dot nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 12.

Sampdoria përfitoi nga rasti dhe ndëshkoi Interin me dy ish-zikaltër. Candreva i cili momentalisht është në huazim nga Inter shënoi nga penalltia.

Teksa 15 minuta më vonë, Keita Balde i cili qenë i huazuar nga Monaco tek Inter 2 vite më parë shënoi edhe golin e dytë.

Në pjesën e dytë Inter reagoi me De Vrij, por sfida u mbyll në 2-1. Ky është një lajm i mirë për Milan, që me çdo rezultat ndaj Juventusit nuk e lëshon kreun as këtë herë, madje përkundrazi mund të shkëputet nga Inter me 4 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb