Thomas Strakosha edhe pse një portier, në sezonin e kaluar i dha fitoren Lazio-s në trasnfertën kundër Juves, por sot, pavarësisht pritjeve të shmuta, nuk e shpëtoi dot ekipin e tij nga humbja.

“Tuttomercatoweb” ka shpallur pak çaste më parë edhe notat e ndeshjes, që u fitua 2-0 nga “zonja e vjetër”.

Për Strakoshën është dhënë nota 6.5, duke e vlerësuar pozitivisht për paraqitjen. Gardiani sipas këtij sajti bëri shumë mirë ndaj Ronaldos, por në rastet e golave nuk kishte ç’të bënte më tepër.

Ndërkohë lojtarët më të mirë janë shpallur Chiellini dhe Pjaniç. Njëri një ‘mur’ në mbrojtje, ndërsa tjetri ‘maestro’ i fitores.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb