NGA DORJANA BEZAT

TIRANE- Shtetasit shqiptarë nuk duhet të tentojnë të hyjnë në Belgjikë, pa mjetet e nevojshme financiare për qëndrim, pasi do t’u mohohet hyrja. Në rast se do të kërkojnë azil ata do të përballen me një refuzim të menjëhershëm, si edhe penalizime të forta deri në ndalim hyrje në 8 vjet në zonën Shengen.

Këtë e bëri të ditur Sekretari i Shtetit për Azilin dhe Migracionin Theo Franckeni cili pati një takim në Tiranë me zv.ministren e Brendshme, Elona Gjebrea.

Palët përshëndetën dhe vlerësuan bashkëpunimin mes dy qeverive në çështjet e azilkërkuesve dhe migracionit dhe ranë dakord në fuqizimin e këtij bashkëpunimi, nëpërmjet shkëmbimit të mëtejshëm të informacionit.

Zv/ministrja Gjebrea theksoi vendosmërinë e palës shqiptare për të bashkëpunuar ngushtësisht me të gjitha vendet partnere, për të shmangur abuzimin me sistemin e azilit në Belgjikë apo në vendet e tjera të Bashkimit Europian.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: