Kryeministri Edi Rama foli për ndryshimet kushtetuese, duke u ndalur te koalicionet. Rama tha në Kuvend se koalicionet nuk do të ndalohen, por ato do të bëhen siç i bëjnë gjithë vendet e tjera.

“Kanë hallin se mos i ndajmë me zor. Ne nuk duam që ata të ndahen, ne duam që ata të rrinë bashkë me thënë të drejtën. Nuk është më e mira për vendin, për zgjedhësit e PD, por formula e mënyrës se si partitë futen bashkë në zgjedhje do të ndryshojë. Do të kalojë nga një formulë që nuk e ka askush, në një formulë që e kanë të gjithë, kaq e thjeshtë është.

Pyetja që i kam bërë Gjiknurit e të gjithë atyre që kanë punuar për këtë process nga ana jonë ka qenë ‘ku ekziston tjetër ky lloj procesi’, nuk e kanë gjetur, në geogle të gjitha kërkimet kanë dështuar, është një prodhim vendas. Kemi parti ne këtu në Shqiprëi që marrin prejv itesh në zgjedhje ¼, 1/5, 1/10 e votave në raport me firmat e themelimit të tyre. Pra, kemi parti që marrin 300 vota dhe me këto vota marrin para për pjesëmarrjen në zgjedhje.

Ndryshimet që lidhen me zgjedhjet bëhen jo më vonë se 1 vit para zgjedhjeve. Pse ‘5 qershori’ çfarë është? Për më tepër, që kjo bëhet në Parlament, ajo bëhet jashtë. Kjo bëhet me grupime që thonë jo vetëm nuk e njohim Parlamentin, por thonë shkoni merrni me qira disa, se ne as si godinë nuk e njohim Parlamentin. Pra, edhe godinën kanë probleme. Megjithatë, kjo që bëjmë na nderon ne”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb