Ambasadorja suedeze në Shqipëri, Elsa Håstad ka dënuar ndalimin e gazetarëve shqiptarë gjatë protestave të fundit nga Policia.

Håstad solidarizohet me gazetarët duke theksuar se qëndron në krah të të drejtave të ccdo gazetari për të punuar të lirë nga dhuna e ngacmimi.

Ajo shton se është e shqetësuar që dy gazetarë u ndaluan të raportonin teksa mbulonin një prej protestave.

 

STATUSI NGA AMBASADORJA SUEDEZE

Suedia qëndron për të drejtën e çdo gazetari për të bërë punën e tij të lirë nga dhuna dhe ngacmimi, çdo ditë të vitit! Ne jemi të shqetësuar kur mësojmë se Xhoi Malesia & Qamil Xhani u ndaluan të raportonin ndërsa mbulonin protestën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb