Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, e ka quajtur vendimin e marrë sot nga Gjykata Supreme amerikane, për ndalimin e abortit, si një lëvizje pro jetës.

Me anë të një postimi në Facebook, Shehu u shpreh se ky është një vendim i rëndësishëm që do të reflektojë në një pjesë të madhe të botës, në mbrojtje të jetës, shoqërisë dhe vlerave.

Statusi:

Vendimi i sotëm i Gjykatës Supreme te ShBA, nje vendim ne mbrojtje te “Jetes”!

Sic ishte paralajmeruar ajo Gjykate rrezoi me 6 vota pro e 3 kunder sentencen e vitit 1973 Ros vv Ëade, sentence qe e nxorri abortin jashte kontrollit ne te gjitha shtetet.

Rrezimi i atij vendimi, synon ne disiplinimin e te drejtes per abort ne secilin shtet te atij vendi, synon ne kufizimin e atij veprimi brenda disa “kornizave” te mire percaktuara.

Pra ne teresi eshte nje vendim “pro jete”, tejet i rendesishem, qe do te reflektoje ne nje pjese te madhe te Botes ne mbrojtje te Jetes, Familjes, Shoqerise e vlerave.

Nje vendim ky, qe duhet pershendetur e ndjekur me entusiazem!

Capture
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb