Analisti Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për ndalimin e gazetarit Alfred Lela, tha se gjesti i policisë ishte skandaloz.

Gjekmarkaj u shpreh se policia është sjellë si organizatë terroriste, ndërsa shtoi se këto Rama mund t’i bëjë këto veprime, se ndoshta pasi të përfundojë qeverisjen, do ikë në ndonjë ishull.

Agron Gjekmarkaj: Unë mendoja se ju do vini e të kërkoni falje. Policia është sjellë në mënyrë skandaloze, si një organizatë terroriste.

Edi Rama: Jeni viktima aktoriale.

Agron Gjekmarkaj: Unë besoj se ju silleni kështu, pasi do ikni sa duket në ndonjë ishull. Keni cuar mbi 1000 policë për Teatrin, edhe pse Shqipëria është vendi i kanabisit. Mjerë qytetarët që e hanë.

Alfred Lela: Polici politike, terroriste, me mercenarë brenda. Rreh. Ka rrahur djem të rinj në mënyrë shtazarake. Je bërë si ai që dikur shaje. Nuk jam prokurori, jam i dhunuari. Mos bëj sikur je i lënduar nga kjo.

Edi Rama: Mbarove fjalën zoti prokuror?

Alfred Lela: Jam i dhunuari që jetoj në shtetin që drejtohet nga ju.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb