Kandidati për kryeministër në Kosovë, Albin Kurti është shprehur i bindur se do të kandidojë në zgjedhje pasi LVV tashmë e ka dorëzuar listën e 14 shkurtit.

Kurti deklaroi se ai respektin me përpikmëri Kushtetitën dhe ligjet, teksa theksoi se ato mbrojnë të drejtat e të gjithëve dhe secili.

Ai i kërkon institucioneve të bëjën ‘update’, për rrethanat e reja që është Kosova në prag të zgjedhjeve. Gjithsesi ai siguroi se ai është kryesuesi i listë së LVV.

 

‘’Ne kemi dorëzuar listën tonë ashtu siç është kërkuar dhe ajo është lista jonë. Para një viti ka qenë në Kosovë ish-ambasadori Grenell, për një darkë me ish-Presidentin, por ai është viti i kaluar, mendoj se institucionet e shtetit duhet të apdejtohen, në rrethanat e reja ku jemi në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit, zgjedhje këto që kanë ngjallur një entuziazëm të paparë për pjesëmarrje masive të qytetarëve.

Jam bartës liste i cili i respekton me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet të cilët mbrojnë të drejtat e të gjithë neve dhe secilit prej nesh”, ka deklaruar Kurti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb