Akademiku Artan Fuga ka ironizuar vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës për të mos i lejuar Kurtit kandidimin në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Fuga thotë se çmenduritë në planin shqiptar nuk kanë fund, pasi në Kosovë lihet jashtë loje kandidati kryesor politik, Albin Kurti.

Sipas tij, me ligj është përjashtuar favoriti kryesor a thua se është taleban, kriminel, i korruptuar apo hajdut bankash.

Në fund Fuga e vlerëson Kurtin si figurën emblematike të rinisë kosovare dhe me elektoratin më të madh.

 

STATUSI NGA ARTAN FUGA

Hahahaha, ore po cmenduritë tona nuk paskan fund moreeeee!
E paskemi në plan shqiptar, jo në Shqipëri.
Në Kosovë lënë jashtë së drejtës për të kandiduar lojatrin kryesor politik, Albin Kurtin!
Po mirë mo zotërinj, por kur ishte kryeministër Albini, e kishte bërë atë krimin e madh, atë të madhin fare, hahahaha, që ju po e dënoni tani!
Apo kryeministër mund të ishte, por deputet jo!
O pika thuaj!
Pijuni lëngun zgjedhjeve tani, me përjashtime me ligj të favoritit kryesor!
Po pse mo çfarë është ai taleban, i korruptuar, kriminel, hajdut bankash, trafikant veshkash, çfarë është?
O Zot, dhe hajde fol pastaj për zgjedhje të lira!
Hajde pastaj fol për demokraci kur lojtarin kryesor të opozitës e lënë jashtë kandidimit sipas ligjeve, hahahahaha, kur ai sapo ka dalë nga kryesimi i qeverisë, kur partia e tij ka elektoratin më të madh në Kosovë, kur ai është figura emblematike e rinisë kosovare!
Si t’i heqësh tortës kremin, sheqerin, petët dhe t’i thuash tjetrin: Na haje këtë që ka mbetur tani!
Ore më duket se nuk jemi në rregull në fiqirin politik!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb