Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani garanton se më 14 shkurt kryeministër i vendit do të jetë Albin Kurti.

Dy politikanët kanë arritur një marrëveshje për t’u futuar në koalicion në zgjedhje, ndërkohë që Osmani pavarësisht se është Presidente në detyrë, e ka shprehur qartazi pozicionin e saj.

Po ashtu Osmani ka dhe një mesazh për zgjedhjet, duke theksuar se vota ka dy funksione, për të ndëshkuar një model qeverisës dhe për të hapur një kapitull të ri politik.

Sipas saj, me kurajo e guxim kthesa politike do të vijë dhe në Kosovë.

 

STATUSI NGA VJOSA OSMANI

Në historinë e popujve vota ka dy funksione: për ta ndëshkuar një model qeverisës dhe për ta hapur një kapitull të ri politik. Kthesat politike kërkojnë kurajo dhe guxim.

Më 14 shkurt me kurajo dhe guxim, e me vullnetin tuaj, Albin Kurti do të jetë kryeministër!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb